Avokati Genci Gjokutaj, në SYR TV, ka analizuar lëvizjet e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke argumentuar se dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese ishte një lëvizje për t’iu shmangur përgjegjësisë direkte.
Sipas tij, kryeministri nuk guxoi të vepronte vetë për shkak të luftës së brendshme politike dhe “shtrëngimit” mes tij dhe Ballukut. Në një intervistë televizive, Gjokutaj shpjegoi se ligjërisht, çështja e Ballukut ishte e qartë dhe kryeministri kishte disa opsione të thjeshta: mund të kërkonte dorëheqjen e saj, ta shkarkonte, ose ta mbante të pezulluar duke caktuar një zëvendës tjetër.
Gjokutaj:
Çështja e Belinda Ballukut ishte krejt e qartë ligjërisht në fillimin e saj.
Si duket lufta e brendshme politike, edhe pse jo, shtrëngimi midis njëri-tjetrit i Belinda Ballukut me Ramën, solli si pasojë që Rama, ta hiqte topin nga këmba e tij dhe t’ia çonte Gjykatës Kushtetuese dhe sepse Rama tentoi ta zgjidhte problemin që e kish e kish krejt të thjeshtë për ta zgjidhur, jo vetë.
Arsyet ne nuk i dimë, por nga një analizë e fakteve, rrethanave, Rama nuk ka guxuar që të veprojë vetë, sepse së pari, ajo mund të jepte dorëheqjen, mund ta shkarkonte si zv/kryeministre, ose ta mbante të pezulluar, t’i caktonte një zv/kryeministër apo zv/kryeministre tjetër, dhe t’i drejtohej kuvendit, grupit parlamentar e tjerë e tjerë. Të gjitha këto mosveprime të Ramës, ai i përmblodhi në një kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, siç e ka profilin dhe siç e ka zakonin e tij politik, që asnjëherë nuk del të firmosë, asnjëherë nuk del si vendimmarrës, asnjëherë nuk shkarkon një punonjës, por i detyron t’i japin dorëheqjen.
Duket se Rama me Ballukun ë shtrëngesa për dorëheqje nuk i eci, ë, dhe në këtë mënyrë gjeti rrugën rrugën më të gabuar të duhur, sepse zonja Balluku ishte rrugës gjatë ankimimit të saj normal, procedural, kish përcjellë shkallën e parë të GJKKO-së, vendimin e saj dhe verifikimin e ekzekutimit të vendimit, dhe po shkonte drejt apelit të Gjykatës Antikorrupsion dhe të Krimit të Organizuar.
Në këtë moment Rama i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Duhet të themi që kemi dy Rama në në në në raport me gjyqësorin. Kemi Ramën si kreatori i reformës në drejtësi, Ramën si inkurajues i SPAK-ut dhe GJKKO-së kundër krimit dhe korrupsionit të opozitës dje, dhe kemi Ramën një sulmues të ashpër të SPAK-ut, Antikorrupsionit, Gjykatës së Antikorrupsion, e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha niveleve të gjykatave, bile tash është shpërndarë dhe nëpër gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm nëpër rrethe.
Kjo tregon as më shumë dhe as më pak se pretendimi i Ramës nuk qëndron më.
Mbani mend, ai thoshte që nga ana e Partisë Socialiste dhe nga ana ime, nuk do të merret në mbrojtje asnjë anëtar socialist i qeverisë së çfarëdo lloj niveli, por ata të marrin avokatin dhe të shkojnë të mbrohen vetë në gjykatë. Në rastin konkret, zoti Rama nuk e bëri këtë.
Pra, nuk e la të vazhdonte procesin, por e ndërpreu, sepse ju duhet të dini që Gjykata e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e gjeti seanca me një vendim të pezulluar të të shkallës së parë, dhe s’pati objekt gjykimi, sepse në momentin kur po gjykohej nga GJKKO-ja e Apelit, vendimi ishte i pezulluar, pezullimi i pezullimit thënë, nga Gjykata Kushtetuese dhe si i tillë një vendim i pezulluar nuk përbën objekt gjykimi nga Gjykata e Apelit.
Pra, zoti Rama ndërpreu. Së pari ka ndërprerë procesin e ankimimit normal, që në një mënyrë apo në një tjetër, ka dëmtuar vetë Belinda Ballukun, e cila nuk ka mundësi ta ndjekë më përveç masë, rrugën normale të të të ankimimit. Pastaj vijmë te Gjykata Kushtetuese.
Një presion shumë i madh politik, tashmë që dihet që Gjykata Kushtetuese jo vetëm ta kalonte çështjen për seancë, por edhe të vendoste një pezullim. Pezullim i cili në një gjykim të shpejtë, po të ishte në pozita Gjykata Kushtetuese, nuk kishte e nevojshme të merrej, pasi nëse ajo do të kishte të drejtë, Gjykata Kushtetuese do të vendoste në mënyrë shteruese përfundimtare dhe ajo të kthehej njëherë e mirë në zyrë.
Jo, ajo u kthye në zyrë dhe për një muaj siç e dini ka bërë 100 milionë euro tendera. Një një precedent i paparë. Ky është precedenti i paparë, jo ai që thotë zoti Rama, edhe ajo që është kryesorja zoti Rama pretendon të thotë se Prokuroria dhe Gjykata Antikorrupsion kanë marrë peng thotë ekzekutivin. Në fakt ekzekutivi nuk e ka marrë peng gjykata antikorrupsion edhe SPAK-u, pasi qeverinë e ka marrë në qafë korrupsioni që ajo po bën, edhe objekti i të cilit është puna e GJKKO-së dhe e SPAK-ut.
Asnjë person në Republikën e Shqipërisë nuk mund t’i shmanget nënshtrimit nga ligji, qoftë nga presidenti, kryeministri, ministrat, dhe kjo është një praktikë botërore dhe jo ashtu siç flet nëpër podkaste zoti Rama, i cili mendoj që po të ishte përpara një organi ligjzbatues, nuk do të fliste kaq teklif siç flet në podkast, po ai është një individ i cili nuk ka marrë asnjëherë asnjë përgjegjësi përveçse autolëvdatat që ai po bën për një Shqipëri europiane, ndërkohë që Shqipëria lundron në korrupsion.
Duhet të kemi parasysh që ndarja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese 4 me 4, tregon dhe diçka tjetër, tregon tentativat e fuqishme të personave të interesuar që kjo çështje të rrëzohej kërkesa e SPAK-ut dhe t’i jepej një mbrojtje kushtetuese korrupsionit të kësaj qeverie. Votimi 4 me 4 në në në atë optikën time është e keqja më e vogël. Në fakt, gjykata duhet të ishte unanime në këtë qëndrim, pasi kushtetuta dhe ligji janë krejt të qartë dhe qëllimi i krijimit të organeve të posaçme antikorrupsion dhe krimit të organizuar e ka të qartë qëllimin dhe objekti i saj janë pikërisht këta persona, të cilët sot duan të hiqen viktima të kësaj strukture të posaçme që ndjek posaçërisht ata. Korrupsioni bëhet nga zyrtarët e lartë dhe nuk bëhet nga njerëz të thjeshtë.







