Ballina Rajoni Greqia nuk gjen paqe, tronditet nga një tjetër tërmet i fortë!

Greqia nuk gjen paqe, tronditet nga një tjetër tërmet i fortë!

32
0

Greqia nuk gjen qetësi nga tërmetet. Java që po mbyllet regjistroi dhjetëra lëkundje sizmike të fuqishme, me epiqendra nga pjesa perëndimore në bregdetin jonian, deri në atë jugore, ishullin e Kretës.

Një tjetër tërmet dhe këtë herë më i fuqishëm nga të parët, u regjistrua mëngjesin e sotëm (8 shkurt)në Kretë.

Sipas ekspertëve, forca e lëkundjeve kishte magnitudë 4.8 ballë dhe me epiqendër brigjet e Kretës.

“Protothema” informon se epiqendra ishte 44 kilometra në perëndim të Paleochoras, Chania, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 27 kilometra, sipas Zgjidhjes Automatike të Institutit Gjeodinamik.

Nuk ka raportime për dëme dhe të lënduar, por forca goditëse cilësohet mesatarisht e fortë.