Ballina Sport Ikona e Milanit: Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë, përfshirë Kupën...

Ikona e Milanit: Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë, përfshirë Kupën e Botës

28
0

Ishte një mbrëmje emocionuese gjatë ceremonisë së hapjes së Milan-Cortina 2026.

Midis pishtarëve që shoqëruan pishtarin olimpik në Arco della Pace, turma priti me entuziazëm praninë e dy ikonave të futbollit italian, Franco Barezi dhe Bepe Bergomi.

Ky i fundit një ikonë e kuqezinjve, foli për Corriere della Sera për ndjesinë e kthimit në San Siro në një mënyrë kaq të veçantë.

“Një emocion i pabesueshëm, një atmosferë që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë.

Kur e mora vesh? Një muaj më parë,

Presidenti Buonfiglio më telefonoi. ‘Do të na pëlqente ty dhe Barezi.’ Dhe Franko tha po gjithashtu.

E mrekullueshme, një nder! Stadiumi ynë, një mijë kujtime, fanella që i kemi mbrojtur si një lëkurë e dytë.

Kaq shumë beteja në palë kundërshtare, por me besnikëri, dhe miqësi. Ishim atje të premten në mbrëmje, krenarë për të kaluarën tonë dhe që ishim zgjedhur dhe përfshirë në ngjarjen më të rëndësishme në sportin botëror. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë, përfshirë hapjet e Kupës së Botës.

Fryma olimpike ekziston, më përfshiu, është diçka ndryshe: Hyra dhe ndjeva një ndjenjë të fortë përkatësie, krenarinë e përfaqësimit, të paktën në një mënyrë të vogël, të gjithë bukurisë që vendi ynë ka për të ofruar”, përfundoi ai.