Ballina Bota Jep dorëheqjen shefi i Washington Post

Jep dorëheqjen shefi i Washington Post

11
0

Drejtori ekzekutiv i Washington Post ka dhënë dorëheqjen, vetëm disa ditë pasi një e treta e stafit të gazetës u pushua nga puna.

Në një email dërguar stafit, Will Lewis tha: “Gjatë mandatit tim, janë marrë vendime të vështira për të siguruar të ardhmen e qëndrueshme të The Post, në mënyrë që për shumë vite të publikojë lajme jopartiake me cilësi të lartë për miliona klientë çdo ditë”.

“Dua të falënderoj Jeff Bezos për mbështetjen dhe udhëheqjen e tij gjatë gjithë mandatit tim si Drejtor Ekzekutiv dhe Botues. Institucioni nuk mund të kishte një pronar më të mirë”, shtoi ai.

“The Post” tha se Jeff D’Onofrio, drejtori financiar, do të shërbejë si botues dhe drejtor ekzekutiv në detyrë.

Ndryshe, Lewis, një ish-drejtor ekzekutiv i Dow Jones dhe botues i Wall Street Journal, u emërua në këtë rol në Washington Post në vitin 2023.

Ai mori përsipër detyrën nga Fred Ryan, i cili kishte shërbyer si botues dhe drejtor ekzekutiv për gati një dekadë.