Ballina Europë Kërkuan shpërblim në kriptomonedha/ Mbajtën peng për më shumë se 30 orë...

Kërkuan shpërblim në kriptomonedha/ Mbajtën peng për më shumë se 30 orë gjykatësen dhe nënën e saj, arrestohen pesë persona në Francë

23
0

Pesë persona janë arrestuar lidhur më  rrëmbimin e një gjyqtareje dhe të nënës së saj. Këto shtetase u mbajtën peng për rreth 30 orë, dhe autorët e dyshuar kërkonin shpërblim në kriptomonedha.

Mediat e huaja raportojnë se katër burra dhe një grua janë vendosur në paraburgim.

Arrestimet erdhën pasi u lokalizuan zyrtarja e drejtësisë, 35 vjeçe, dhe nëna e saj 67-vjeçare, të cilat u gjetën në një garazh në rajonin juglindor të Dromës, ndërsa ishin të lënduara.

Ndërkohë, autoritetet vijonin kërkimet për persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në ngjarje.