Ballina Sport Merr fund ëndrra e kampiones amerikane, rrëzohet skiatorja Lindsey Vonn, dërgohet me...

Merr fund ëndrra e kampiones amerikane, rrëzohet skiatorja Lindsey Vonn, dërgohet me helikopter në spital

34
0

Vetëm një javë pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju, ëndrra e Lindsey Vonn për Lojërat Olimpike Milano Cortina 2026 mori fund. Kampionia amerikane në ski humbi kontrollin vetëm pak sekonda pas nisjes, duke u rrëzuar me forcë në tokë.

Të gjithë ranë në heshtje për një minutë dhe trajneri Aksel Lund Svindal dukej shumë i shqetësuar. Gara u ndal për më shumë se 10 minuta përpara se Vonn të transportohej me helikopter në Spitalin Codivilla në Cortina për kontrolle mjekësore.

Vonn, e pafat, pasi është nënshtruar dhjetëra operacioneve gjatë karrierës së saj në ski. Kujtojmë që ajo ishte një nga favoritet për për medaljen e artë.