Karriera e Neymarit mund të jetë drejt fundit.
Lëndimet e shumta, ja limituan mundësitë atij që të bëhej një lojtar i madh ashtu siç ishte destinuar të ndodhte.
Burime pranë lojtarit tregojnë se motivimi i tij i vetëm aktual në futboll është të luajë dhe të fitojë Botërorin.
Gjithçka që Neymar po bën – rikuperimi, puna fizike dhe sakrificat – është për një qëllim të vetëm: të sigurojë vendin në kombëtaren e Brazilit për turneun më të madh botëror.
Neymar, me “Seleçaon” kishte pasur sukses ku fitoi Kupën e Konfederatave si dhe fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Verore Rio 2016.







