Ballina Kronika Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës prej 2700 euro, arrestohen...

Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës prej 2700 euro, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë

21
0

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Arselajd Morina 24 vjeç dhe Illzon Vllacaj 22 vjeç, të dy banues në Kukës, iu kishin marrë emigrantëve nga 2700 euro me premtimin se do t’i transportonin në Francë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay 6”.

U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohen se iu kanë marrë emigrantëve, nga 2700 euro, me premtimin se do t’i transportonin në Francë.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 celularë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasit:

-A. M., 24 vjeç dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës.

Këta 2 shtetas janë kapur në flagrance nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur  “Mbikalimi i Kasharit” duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve kundrejt pagesës 2700 euro secili, iu kishte premtuar transportimin me destinacion final shtetin Francez.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.