Ballina Kronika Aksident me pasojë vdekje/ Makina përplas këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në...

Aksident me pasojë vdekje/ Makina përplas këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

43
0

Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, që si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, mesohet se ne aksidentin në aksin “Durrës-Rrogozhinë”, u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. Gj., 72 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.