Ballina Aktualitet Alfred Moisiu del nga spitali pas 5 ditësh! Gjendja e ish-presidentit përmirësohet...

Alfred Moisiu del nga spitali pas 5 ditësh! Gjendja e ish-presidentit përmirësohet pas problemeve shëndetësore

25
0

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka kaluar problemet e fundit shëndetësore dhe është rikthyer në banesën e tij, pasi u trajtua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Moisiu u shtrua me urgjencë rreth pesë ditë më parë, por pas ndërhyrjes dhe kujdesit mjekësor, gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht gëzon shëndet të mirë.

QSUT ka publikuar gjithashtu një fotografi të ish-presidentit Moisiu së bashku me një nga mjeket.

Fotografina u shoqërua me një mesazh falënderimi dhe urimi për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.