Ballina Aktualitet “Balluku na mori tokën dhe na la pa rrugë”, banorët e Urës...

“Balluku na mori tokën dhe na la pa rrugë”, banorët e Urës së Gjolës në protestë për ndërtimin e aksit që i lidh me Fushë-Krujën

24
0

Rikonstruksioni i rrugëve në zonën e Fushë-Krujës prej vitesh ka mbetur thjesht premtim elektoral. Kështu shprehen banorët e Urës së Gjolës, të cilët u ngritën në protestë për ndërtimin e aksit që i lidh me autostradën Fushë Krujë-Vorë. Megjithëse në të gjithë gjatësinë e saj rruga është plot gropa e pellgje me ujë, në të nuk janë kryer asnjëherë investime serioze. Për rrjedhojë banorët thonë se aksi është bërë i pakalueshëm.

Kalimi i autoambulancave apo zjarrfikëseve në këtë rrugë është i pamundur thonë banorët, duke shtuar se nëse nuk marrin një përgjigje konkrete nga Bashkia e Krujës për ndërtimin e rrugës, do të bllokojnë autostradën Fushë Krujë-Vorë.

Banorët thonë se ishin ndër më të prekurit nga shpronësimet për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar, kohë në të cilën iu është premtuar edhe ndërtimi i rrugës së Urës së Gjolës. Premtim që mbeti pas me kohën.