Ballina Politika Braçe kërkesë në Kuvend, kërkon seancë pyetje-përgjigje me Kumbaron për mos hapjen...

Braçe kërkesë në Kuvend, kërkon seancë pyetje-përgjigje me Kumbaron për mos hapjen e shkollës ‘Edith Durham’

14
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka depozituar një kërkesë në Kuvend, për zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, deputeti Braçe kërkon shpjegime se përs shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” nuk është hapur ende për nxënësit.

Braçe pyet gjithashtu se sa fëmijë zhvillojnë mësim në turnin e pasdites, për shkak të mos hapjes së shkollës dhe kërkon të dijë se kur do të nisë mësimi.

Kërkesa e Erion Braçes drejtuar Niko Peleshit: 

“Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90 dhe 95 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, për sa më poshtë vijon:

Përse nuk hapet për nxënësit shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” (11 Janari)?

Sa fëmijë për shkak të mos hapjes ende të shkollës 9-vjeçare “Edith Durham” (11 Janari), zhvillojnë mësim në turnin e pasdites?

Kur keni në plan të nisë mësimi në shkollën 9-vjeçare “Edith Durham” (11 Janari)?