“Qershori sjell një ngjarje të veçantë kulturore
Në Muzeun e Arteve të Bukura të Chambéry do të hapet ekspozita e përkohshme “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, e cila prezanton rreth 45 ikona shqiptare nga koleksioni i jashtëzakonshëm i këtij muzeu.
Kjo ekspozitë është fryt i një vullneti të përbashkët për hapje evropiane dhe dialog ndërkulturor, dhe realizohet përmes bashkëpunimit mes qyteteve Korçë–Chambéry, me mbështetjen e institucioneve partnere, Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Publiku francez do të ketë mundësinë të zbulojë një trashëgimi artistike ende pak të njohur në Francë dhe në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar cilësinë e jashtëzakonshme të ikonave shqiptare, të mbijetuara pavarësisht shkatërrimeve të shekullit XX. Ekspozita nxjerr në pah veçantinë e artit të krishterë mesdhetar dhe dialogun artistik mes traditës së ikonës ortodokse dhe artit fetar mesjetar e rilindas italian.” – shkruan Gonxhja në fb.







