Ballina Aktualitet I doli emri në dosjen e Ballukut/ Biznesmeni Ram Geci, paraqitet në...

I doli emri në dosjen e Ballukut/ Biznesmeni Ram Geci, paraqitet në SPAK

29
0

Biznesmeni Ram Geci është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes në SPAK, por emri i tij doli pak kohë më parë në dosjen e Belinda Ballukut.

Në dosjen e Belinda Ballukut, një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, numri dy i qeverisë u e informon këtë të fundit se ka takuar biznesmenin, Ram Gecin me kërkesën e te KM, cili dyshohet te jete Kryeministri Rama.

Bisedat janë zbardhur nga telefoni i sekuestruar “Blackberry” i Evis Berberit!

Nga komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Whatsapp”, në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë Unazën”.

Përgjimet:

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Jam në shpi peshk, me pak fjalë, me një virozë”.

Në orën 13:52, Evis Berberi: “Obobo”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”.

Në orën 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 milionë euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.

SPAK sqaron se në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 15.09.2021 ka bërë njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Në Buletinin nr. 167, datë 22.11.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se për këtë procedurë prokurimi është publikuar njoftimi mbi vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, ku ka rezultuar se është kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqëria “Geci” sh.p.k.

“KM më kërkoi të TAKOJ biznesmenin Ram Geci”, Balluku: “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”

Referuar të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues të shoqërisë “Geci” sh.p.k., në këtë procedurë prokurimi, është lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqërisë “Geci” sh.p.k., me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Nga hetimi rezulton se shoqëria “Geci” sh.p.k. ka si ortak të vetëm dhe administrator shtetasin, Ram Geci.