Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë një thirrje publike për protestë përmes rrjeteve sociale, një ditë para tubimit të paralajmëruar nga PD në Tiranë. Në mesazhin e tij, ai nënvizon se pas 13 vitesh opozitë të vështirë, koha për ndryshim ka ardhur.
Salianji fton demokratët dhe “njerëzit e lirë” të mblidhen nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Thirrja e tij vjen pavarësisht kritikave që ai ka shprehur hapur me lidershipin e Partisë Demokratike, ku prej muajsh tashmë vijon lëvizjen për reformimin e partisë.
Postimi i Salianjit në rrjetet sociale
Mesazh për demokratët!
Kanë qenë 13 vite të vështira opozite, por koha e ndryshimit ka ardhur!
Nesër në Bulevardin “ Dëshmorët e Kombit” fjala është e demokratëve dhe njerëzve të lirë.
Bashkohuni me Partinë Demokratike!



