Ballina Sport Pa skuadër dhe duke humbur 150 mijë paund në kazino në Londër,...

Pa skuadër dhe duke humbur 150 mijë paund në kazino në Londër, dëshpërimi i madh i ish-lojtarit të Anglisë

18
0

Ish-mesfushori i Anglisë dhe Tottenham Hotspur, Dele Alli, thuhet se ka humbur afër 150,000 paund në lojëra pokeri në një kazino në Londër.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, ai ka frekuentuar rregullisht Victoria Casino dhe humbjet brenda një nate shkonin diku tek rreth 25,000 paund.

Delle Alli është konsideruar si një “balenë”, një emërtim që përdoret për lojtarët pa përvojë por që lënë shumë para.

Për krijimin e situatës së 29-vjeçarit mund të ketë ndikuar fakti se ai është pa skuadër, ndërsa eksperienca e fundit te Como në Serie A ishte një dështim total, me vetëm një ndeshje të luajtur.

Dikur, pikërisht Dele Alli shihej si një nga lojtarët e rinj më të mirë në botë, pasi  pati sukses të madh te Tottenham nga viti 2015 deri në vitin 2019, duke regjistruar 67 gola dhe 57 asistime në 269 paraqitje gjatë kohës së tij në klub.