Ballina Sport Përmendet legjenda e Bayernit në dosjet e Epstein

Përmendet legjenda e Bayernit në dosjet e Epstein

22
0

Legjenda e Bayern Munich, Franck Ribéry, është përmendur me emër në dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin Jeffrey Epstein. Emri i ish-futbollistit francez shfaqet në një deklaratë të dhënë nga një prej akuzueseve, në mesin e miliona dokumenteve që përfshijnë emra të figurave publike nga fusha të ndryshme, përfshirë politikën, biznesin dhe sportin raporton SB Nation.

Në dokumentin përkatës, Ribéry përmendet në disa fragmente ku bëhen pretendime serioze, përfshirë akuza për dhunë dhe lidhje me rrjete prostitucioni, megjithatë është theksuar qartë se përmendja e emrit në dosje nuk përbën aktakuzë dhe as provë për shkelje ligjore. “Shumë nga personat e përmendur në këto dokumente nuk janë akuzuar dhe nuk janë përballur me procedura penale,” thuhet në sqarimin shoqërues të publikimit nga autoritetet amerikane lajmëron SB Nation.

Rasti ka rikthyer në vëmendje edhe një episod të vitit 2010, kur Ribéry dhe Karim Benzema u hetuan në Francë për përfshirje me një prostitutë të mitur, por akuzat u hodhën poshtë nga gjykata në vitin 2014.

Deri tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ribéry ose përfaqësuesit e tij lidhur me përmendjen në dokumentet e reja, ndërsa autoritetet amerikane kanë theksuar se publikimi i dosjeve ka karakter informues dhe jo gjyqësor.