Ballina Kulturë ​Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

​Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

12
0

Një peticion po qarkullon online përmes të cilit, qytetarët nënshkrues, i bëjnë thirrje UNESCO-s të njohë plisin shqiptar si një artefakt zyrtar kulturor duke e përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, raporton ATSH.

Peticioni thotë se, njohja nga UNESCO jo vetëm që do të nderonte trashëgiminë tonë kulturore, por do të siguronte që brezat e ardhshëm të jenë të vetëdijshëm dhe ta çmojnë këtë pjesë thelbësore të identitetit shqiptar.

Renditja zyrtarisht e plisit ne listën e pasurive botërore, do të ndihmonte në rritjen e turizmit në rajonin tonë, pasi më shumë njerëz do të kërkonin të njihnin dhe përjetonin kulturën tonë të gjallë.

Hartuesit e peticionit shkruajnë se, plisi shqiptar rrezikon margjinalizimin për shkak të mungesës së njohjes në skenën botërore.

Plisi është veshur nga shqiptarët prej shekujsh dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme kulturore për ne. Ai mishëron traditat tona dhe lidh çdo brez të ri me të parët tanë, duke forcuar edhe më shumë unitetin dhe krenarinë kombëtare.

Peticioni fton qytetarët të nënshkruajnë për t’i dhënë zë thirrjes për njohjen ndërkombëtare të plisit shqiptar, për të mbrojtur dhe ruajtur trashëgiminë tonë kulturore për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe komunitetit global. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.