Ballina Aktualitet Shfrytëzimi i fëmijëve në internet/ Ambasada Amerikane mbështeti trajnimin e organeve të...

Shfrytëzimi i fëmijëve në internet/ Ambasada Amerikane mbështeti trajnimin e organeve të drejtësisë shqiptare me FBI: Do të ndihmojë në hetimet në këtë fushë

16
0

Ambasada Amerikane në Tiranë ka mbështetur pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve dhe policisë gjyqësore të Shqipërisë në një trajnim të udhëhequr nga FBI-ja mbi Krimin Kibernetik dhe Hetimet e Shfrytëzimit të Fëmijëve në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se këta zyrtarë iu bashkuan ekspertëve të tjerë nga e gjithë Europa për të diskutuar përhapjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve në internet, për të mësuar se si shpërndahet materiali i dëmshëm.

Postimi i plotë:

Nuk ka përgjegjësi më të madhe sesa t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt. Megjithatë, sot më shumë se kurrë fëmijët janë të ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe kërcënimeve kibernetike në internet. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është krenare që mbështeti pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve dhe policisë gjyqësore të Shqipërisë në një trajnim të udhëhequr nga FBI-ja mbi Krimin Kibernetik dhe Hetimet e Shfrytëzimit të Fëmijëve në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest. Këta zyrtarë iu bashkuan ekspertëve të tjerë nga e gjithë Europa për të diskutuar përhapjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve në internet, për të mësuar se si shpërndahet materiali i dëmshëm dhe si të identifikohen zhvillimet në internet në ndjekjen kibernetike, identifikimin e viktimave, shfrytëzimin kibernetik dhe shkelje të tjera. Këto aftësi do të ndihmojnë në përgatitjen e ekspertëve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në Shqipëri për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht ata që do të përdorin internetin për të dëmtuar fëmijët tanë.