Ballina Sport United i pandalshëm, Bruno Fernandes i thur elozhe trajnerit

United i pandalshëm, Bruno Fernandes i thur elozhe trajnerit

13
0

Mançester Junajtid po vazhdon serinë pozitive në Premier Ligë, duke marrë fitoren e katërt radhazi.

Në një nga sfidat kryesore të javës së 25-të, skuadra e Kerrik fitoi 2-0 ndaj Totenhemit, me gola nga Mbeumo dhe kapiteni Bruno Fernandes. Menjëherë pas ndeshjes, kapiteni e lavdëroi trajnerin, duke theksuar lidhjen e tij të veçantë me klubin dhe mënyrën si e kupton filozofinë e “djajve të kuq”.

Sipas portugezit, ky është një nga “sekretet” e rezultateve të fundit dhe i ndihmon lojtarët edhe në momentet më të vështira. “Majkëll e di çfarë do të thotë ‘Junaitid’. Ai ka fituar gjithçka këtu dhe ajo mendësi fituese na transmetohet edhe neve”, u shpreh Fernandes. Bruno Fernandes arriti 200 përfshirje në gola si lojtari i dytë më i shpejtë i Mançester Junaitid, para Kristiano Ronaldos dhe David Bekam, pas një paraqitjeje të shkëlqyer ndaj Totenhemit.

Kapiteni kujtoi edhe periudhën kur Kerrik ishte trajner i përkohshëm, duke thënë se që atëherë e shihte potencialin e tij. “I thashë herën e fundit kur ishte trajneri ynë se jam i sigurt që mund të bëhet një trajner i madh. Tani po e vërteton,” shtoi ai. Junaitid, pas kësaj fitorjeje ka grumbulluar 44 pikë, teksa në mesjavë për Premier Ligë do të luajë kundër Uest Hemit në transfertë.