Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali ku për pasojë ka ndërruar jetë një 33-vjeçar i cili dyshohet se është shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto.
Një mjet tip Volkswagen Lupo teksa po parakalonte, u përplas ballë për ballë me një kamion plehrash. Pas aksidentit mjeti u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit, ambulanca dhe karabinierët ndërhynë, por pa rezultat pasi viktima ishte djegur brenda automjetit.
Viktima besohet të jetë një burrë 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i makinës. Autostrada Porrettana ishte e mbyllur për trafikun për disa orë dhe u rihap vetëm këtë mëngjes.







