Ballina Politika Berisha reagon pas shpërndarjes së protestuesve: Provokatorët do të marrin mësimin që...

Berisha reagon pas shpërndarjes së protestuesve: Provokatorët do të marrin mësimin që meritojnë

21
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë përpara mediave nga selia e PD-së pas shpërndarjes së protestuesve nga forcat e policisë

Ai ka denoncuar ashpër sjelljen e uniformave të policisë, duke i cilësuar si “banditë dhe kriminelë me uniformë” që sulmuan qytetarët, por sipas tij, vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve paqësorë janë qindra herë më të fuqishëm se banditizmi i përdorur ndaj tyre.

Berisha theksoi se durimi dhe qëndrimi i qytetarëve nuk duhet të interpretohet si dobësi, por si shprehje e vendosmërisë për të realizuar qëllimet e tyre. “Provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë,” shtoi ai, duke shprehur mirënjohje për çdo qytetar që mori pjesë në protestë dhe mbajti qëndrim paqësor.

Deklarata e tij vjen pas tensioneve që shpërthyen gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit.