Trajneri i fitnesit i ekipit kombëtar serb, Dushan Iliç foli për të ardhmen e Dushan Vlahoviç.
Ai deklaroi se sulmuesi serb mund të kthehet në fushë në fillim te marsit me Juventusin, por e ardhmja e tij do të jetë te Barcelona.
“Me mjekët dhe specialistët që ka në dispozicion, mund të them se Vlahoviçin do ta shohim përsëri në fushë në fillim të marsit. Ai do të kthehet te zakonet e tij të vjetra, duke shënuar gola dhe duke shkatërruar portat e kundërshtarëve. E ardhmja e tij? Ai do të shkojë te Barcelona, për mendimin tim”, parashikoi trajneri.
“Para Juves, ai kishte folur me Atletiko Madrid, por gjithsesi zgjodhi bardhezinjtë. Ishte një ofertë që nuk mund ta refuzonte. Dushan e respekton dhe e do Italinë, kjo është arsyeja pse qëndroi kaq gjatë”, përfundoi Iliç.



