Ballina Kronika E rëndë/ Arresti kardiak i merr jetën oficerit të policisë në autostradën...

E rëndë/ Arresti kardiak i merr jetën oficerit të policisë në autostradën Tiranë–Durrës

73
0

Një oficer i Policisë së Shtetit ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte automjetin e tij në autostradën Tiranë–Durrës.

Efektivi i Policisë së Shtetit, Eduart Biba, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Ai ushtronte detyrën si Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

“Në autostradën ‘Tiranë–Durrës’, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia e Shtetit.