Ballina Kosovë KQZ certifikoi zgjedhjet, Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit të...

KQZ certifikoi zgjedhjet, Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit të Kosovës

17
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka thirrur për të mërkurën, 11 shkurt, seancën për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, është thënë në njoftimin e Presidencës.