Ballina Politika “Kur pushteti shkel ligjin, quhet mafie”, Aulon Kalaja nga protesta: Shqipëria po...

“Kur pushteti shkel ligjin, quhet mafie”, Aulon Kalaja nga protesta: Shqipëria po qeveriset si tirani

19
0

Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, ku përfaqësues dhe aktivistë të opozitës po mbajnë fjalime para mbështetësve të mbledhur në shesh.

Gjatë protestës ka folur edhe aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja, i cili mbajti një fjalim me tone të forta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kalaja u shpreh se, sipas tij, Shqipëria ndodhet nën sundimin e një pakice që ushtron pushtetin në mënyrë të padrejtë, duke e cilësuar këtë formë qeverisjeje si tirani.

Ai theksoi se problemet e vendit burojnë nga, sipas tij, keqqeverisja dhe korrupsioni, duke deklaruar se “çdo pushtet që shkel ligjin quhet mafia, jo qeveri”. Kalaja u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë pasivë dhe të mos presin zgjidhje nga faktorë të jashtëm, por të angazhohen vetë për ndryshim.

Në fjalën e tij, aktivisti i PD-së kritikoi edhe heshtjen e shoqërisë përballë padrejtësive, duke theksuar se, sipas tij, vendi nuk po vuan vetëm nga veprimet e qeverisë, por edhe nga mungesa e reagimit qytetar. Ai u shpreh se liria dhe ndryshimi arrihen vetëm përmes përpjekjeve dhe guximit, duke shtuar se “asgjë e madhe nuk është arritur pa sakrifica”.