Ballina Aktualitet ‘O hajdute!’ – Protesta, banorët kërkojnë takim me kryebashkiaken Sako! Letra higjienike...

‘O hajdute!’ – Protesta, banorët kërkojnë takim me kryebashkiaken Sako! Letra higjienike drejt bashkisë

38
0

Dhjetra familje dhe biznese janë parashikuar të shpronësohen për t’i hapur rrugë projektit TID për rikonceptimin e qendrës historike të Durrësit, me çmime që rrezikojnë t’i lënë ata rrugëve.

Banorët janë lajmëruar të largohen nga prona e tyre deri më 16 shkurt pasi do të nisë shembja. Banorët protestojnë dhe i  kërkojnë kryetares së bashkisë, Emirjana Sako t’i takojë.

Një banore me megafon thërret para bashkisë:

‘O hajdute! O Kriminele! Do të shembësh 300 shtëpi. Nëse nuk del këtu do na kesh tek shtëpia. Vure firmën se i do Vangjush Dako, Balluku apo ai i gjati.

Në godinën e bashkisë ka nisur mbledhja e këshillit bashkiak për të miratuar pikat e rendit e ditës, një ndër të cilat është bonusi i qirave të banorëve që preken nga projekti TID dhe dëmshpërblimi për banorët që preken nga projekti I unazës së re, rruga ‘Aleksandër Boga’ me zonën e Currilave.

Nga ky projekt pritet të shemben banesa por dhe pallate.

Banorët e Durrësit kanë hedhur dhe letra higjienike para bashkisë.