Ballina Aktualitet Përshkallëzohet situata para Parlamentit, protestuesit hedhin molotov, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Përshkallëzohet situata para Parlamentit, protestuesit hedhin molotov, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

15
0

Është përshkallëzuar protesta e opozitës para Parlamentit, ku protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të policisë, ndërkohë që forcat e Rendit nisin shpërndarjen e turmës me ujë.

Nga molotovët janë dëmtuar makina, ndërkohë që policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Më herët protestuesit dhe deputetët e PD-së shtynë efektivët duke tentuar të çajnë kordonin policor, ndërkohë që “blutë” po i shtyjnë duke ruajtur perimetrin.

Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë, ndërkohë që deri më tani nuk është përdorur molotov. Një autobot është i gatshëm pranë Parlamentit për shpërndarjen e turmës, ndërkohë që janë krijuar dy kordonë policorë.