Ballina Aktualitet Protesta e opozitës/ Denoncimi i Malltezit: Policia heq etiketat e bombave të...

Protesta e opozitës/ Denoncimi i Malltezit: Policia heq etiketat e bombave të gazit që helmoi qytetarët

9
0

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas zhvillimeve në protestën kombëtare të opozitës, duke hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit.

Malltezi ka denoncuar se efektivët kanë hequr etiketat identifikuese nga bombat e gazit lotsjellës të përdorura gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve

Ky veprim është bërë për të fshehur faktin se gazi i përdorur ka qenë i skaduar.

Ky nuk është rasti i parë, pasi një precedent i ngjashëm është konstatuar edhe gjatë protestës së mëparshme kombëtare të opozitës, ku u vërtetua përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar.