Pas shpërndarjes së protestuesve nga ambientet para Parlamentit ajo që ka mbetur pas janë shishet e pashpërthyera të molotovit dhe bombolat e gazit lotsjellës të hedhur.
Gazetari Osman Stafa ka raportuar nga terreni, duke këqyrur një prej bombolave të gazit që janë hedhur.
Ai ka konstatuar se edhe gazi i hedhur në këtë protestë ka qenë i skaduar, në janar të vitit 2019.
Kujtojmë se në protestën e fundit të Partisë Demokratike u konstatua po ashtu gaz lotsjellës i skaduar, i vitit 2023.







