Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe grupi i tij i protestuesve janë zhvendosur sërish nga vendqëndrimi i zakonshëm para Kryeministrisë për shkak të protestës së thirrur këtë pasdite nga Sali Berisha.
Ky është një skenar i ngjashëm me atë të herëve të tjera të protestave kombëtare të PD, ku Lapaj i ka lënë hapsirë kësaj të fundit.
Sali Berisha ka ftuar disa herë Lapajn dhe forcat e tjera opozitare të bashkohen në tryezë me të, për të diskutuar sipas tij mbi rrëzimin e Edi Ramës. Por Lapaj së bashku me përfaqësuesit e tjerë opozitar nuk e kanë pranuar ftesën.







