Këngëtarja Rita Ora u bë sërish temë e mediave teksa u shfaq në një plazh në Sydney në shoqërinë e bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj trupore, duke treguar linjat e tonifikuara teksa po shijonte ditën e ngrohtë nën diell.
Veshur me një bikini shumë të vogël që i nxirrte në pah barkun e stërvitur, Rita dukej e relaksuar dhe plot vetëbesim. Pamjet e saj treguan se ajo po kalonte një moment qetësie larg angazhimeve të përditshme profesionale, shkruan Daily mail.
Në anën tjetër, Taika Waititi dukej po aq i qetë dhe i veshur lehtë, duke shkuar mirë me atmosferën verore të plazhit. Çifti duket se po shfrytëzon një seri pushimesh së bashku në Australi.
Ky moment në plazh vjen ndërkohë që Rita ka qenë e ftuar për evente të rëndësishme të modës dhe do të jetë pjesë e disa aktiviteteve në Australi, duke përfshirë një paraqitje në Sydney dhe një performancë të madhe në një ngjarje të Formula 1.
Artistja dhe regjisor i famshëm janë martuar prej disa vitesh dhe shpesh flasin për marrëdhënien e tyre si një partneritet të bazuar në miqësi të fortë dhe mbështetje reciproke. Rita e ka përshkruar rolin e saj si nënë e fëmijëve të Taikas si një përvojë të rëndësishme dhe të paharrueshme.
Pamjet në plazh gjithashtu kanë theksuar stilin e relaksuar të çiftit, teksa ata shijojnë rrezet e diellit dhe momentet e lirë larg punës dhe mediave. Rita duket e fokusuar në mirëqenien e saj fizike dhe në gëzimin e kohës së kaluar me familjen e saj të zgjeruar.
Në Instagram dhe në media të tjera sociale, fansat kanë komentuar pozitivisht për paraqitjet e Ritës dhe marrëdhënien e saj publike me Taikan, duke vlerësuar lidhjen e tyre si një kombinim të elegancës, humorit dhe stilit të lirë veror.







