Portugalia është përfshirë nga stuhi të shumta dhe rreshje të denduar shiu, ndërsa autoritetet po vazhdojnë me evakuimin paraprak të 3.000 njerëzve nga shtëpitë e tyre.
“Ne jemi në kufijtë e aftësive tona për të frenuar këto ujëra. Gjithçka që mund të ishte bërë është bërë, ndër të tjera, masa paraprake më ekstreme, evakuimi”, u tha gazetarëve kryeministri Luis Montenegro, duke folur nga një urë mbi lumin Montego, në rajonin e Coimbra.
Stuhitë vdekjeprurëse të njëpasnjëshme kanë goditur pjesët qendrore dhe jugore të vendit që nga fundi i janarit, duke shkatërruar çatitë e shtëpive, duke përmbytur qytetet dhe duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike për ditë të tëra. Të paktën 15 persona kanë vdekur nga ngjarjet ekstreme të motit.
Kryeministrja portugeze ishte në Coimbra për të mbikëqyrur operacionet emergjente pasi ministrja e Brendshme Maria Lucia Amaral dha dorëheqjen, pas kritikave nga partitë opozitare dhe zyrtarët lokalë.
Megjithëse stuhitë u qetësuan këtë javë, një fenomen meteorologjik i njohur si “lumi atmosferik” shkaktoi reshje të reja të dendura, kryesisht në veri.
Rreziku i tejmbushjes
Mediat shkeujnë se autoritetet komunale në Coimbra urdhëruan evakuimin e rreth 3.000 njerëzve, pasi ekziston rreziku i tejmbushjes së lumit Montego.
Zyrtari i agjencisë së Mbrojtjes Civile të rajonit, Carlos Tavares, tha sot se situata mund të përkeqësohet, pasi shiu mund të shkaktojë tejmbushjen e digës Aguieira. Një pjesë e murit antik të qytetit të Coimbra u shemb, si rezultat i së cilës rruga poshtë u bllokua, sipas autoritetit komunal të qytetit.
Në Portugalinë qendrore, autoritetet evakuuan fshatin Porto Brandão për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dheut dhe rreth 30 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre pas një rrëshqitjeje dheu në zonën bregdetare të Caparica.







