Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë prioritet rinovimin e kontratës së Bernardo Silva, mesfushorit portugez që ka qenë i lidhur me largimin këtë verë.
Bernardo Silva, 31 vjeç, duket se ishte gati të largohej si lojtar i lirë, me interesim nga klube si Barcelona, Bayern dhe Galatasaray.
Megjithatë, Guardiola e sheh si një lojtar kyç për stilin e tij, i aftë të përshtatet në role të ndryshme dhe të bëjë diferencën në fushë.
Klubi anglez po shqyrton një ofertë rinovimi që mund të sigurojë stabilitet dhe të shmangë humbjen e tij pa pagesë.
Në ditët e ardhshme pritet të vendoset nëse Silva do të zgjedhë të qëndrojë te City apo të nisë një aventurë të re jashtë Anglisë.







