Emërimi i Diellës, si e para ministre e krijuar me inteligjencë artificiale u bë sensacion në vjeshtën e vitit të kaluar. Në mediat ndërkombëtare u trajtua si risi dhe luftë ndaj korrupsionit, e në median shqiptare, për sfidat ligjore të një ministri “artificial” dhe përgjegjësitë që duhen mbajtur në emër të tij.
6 muaj pas emërimit të ministres “Diella”, një padi e aktores Anila Bisha, imazhi dhe zëri i së cilës janë përdorur për t’i dhënë jetë ministres, kërkon të pezullojë ministren më të re të qeverisë, që ironikisht nuk duket se kërkon as interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
Në dokument thuhet: “Marrja e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, duke urdhëruar palën e tretë që të mos përdorë të dhënat personale (imazh dhe zë) të kerkueses Anila Bisha, që lidhen me krijimin e avatarit të Ministres për Inteligjencën Artificiale, deri në përfundim të procesit giyqësor”.
Kontrata e aktores i hapte udhë vetëm shërbimeve të e-Albanias. Kur Diella e e-Albanias u bë Ministre, Bisha, jo vetëm nuk u pyet dhe as nuk iu nënshtrua një procesi të ri kontrate si imazh i Diellës së rritur në detyrë. Përkundër perceptimit të parë, të përdorimit të imazhit dhe zërit, institucionet kanë shkelur jo vetëm të drejtën e autorit por praktikisht, duke e patentuar Diellën, pothuaj i kanë hequr të drejtën aktores Anila Bisha ketë zërin dhe imazhin që ka.
Në dokumentin për sigurimin e kërkesë padisë, në këtë fazë, Bisha vlerëson se, si rrjedhojë e veprimeve të palës sẽ tretë, asaj i eshtë duke iu shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm.







