Ballina Politika “Lojë me barrela dhe policë”, Berisha: U hidhnin gaz efektivëve dhe i...

“Lojë me barrela dhe policë”, Berisha: U hidhnin gaz efektivëve dhe i fusnin në ambulancë. Te Trauma nuk ishte asnjë prej tyre

27
0

Kryedemokrati Sali Berisha bëri deklarata të forta sot në një konferencë për mediat, ndërsa foli për një skenar të përgatitur nga qeveria.

Sipas tij në protestën e opozitës nuk pati policë të lënduar, ndërsa shtoi se ata iu hidhnin vetë efektivëve gaz lotsjellës dhe i fusnin nëpër ambulanca. Po ashtu ai tha se asnjë polic nuk u dërgua në asnjë prej spitaleve në Tiranë.

“Ervin Minerolli, Klevis Balliun e kanë keqtrajtuan dje, janë përpjekur t’i asfiksojnë me gaz në fytyrë, kanë dërguar Belind Këlliçin se ka nxitur dhunë, kur ai në kohën kur po mbahej protesta po drekon në Michigan.
Kuptoni çfarë mashtruesish të neveritshëm janë.
Gjithçka e kishin të parapërgatitur.

Faqe e zezë, loja me barela dhe policë. Siç e patë i hidhnin gaz policëve dhe i fusnin në ambulancë si të asfiksuar.

Mbrëmë kam shkuar vetë te Trauma. Këta njoftonin se 7 policë janë te Trauma, asnjë i vetëm nuk ishte atje. Personeli mjekësor më njoftoi se kishin shkuar 5 policë pa asnjë problem, as nuk ishin regjistruar madje ishin kthyer direkt.
Gjithçka ishte skenar. Nuk kishin asnjë të gërvishtur.
I dërguan në spital që të plotësonin skenarin”, tha ai.