Komisioni i Reformës Territoriale nisi punimet sot në orën 12:00 me dy bashkëkryetarët, Luçiano Boçi i PD-së dhe Arbjan Mazniku i PS-së.
PD kërkon garanci që produkti finali i ndarjes së re territoriale që do të prodhohet nga komisioni bipartizan të ishte një variant konsensual i dakordësuar nga të dyja palët.
Deputeti Boçi nënvizoi se kjo është bazë politike e rëndësishme përpara se të vijojë punimet komisioni, duke kërkuar garanci nga maxhoranca e cila vijon e bën një sy qorr e një vesh shurdh ndaj kërkesave të opozitës. E fundit është shtyrja në kalenda greke e mbledhjes së këshillit të mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit zv/kryeministres Belinda Balluku për ti hapur rrugë arrestimit të saj.
.
“Duhet të ecim me produkt të përbashkët. Nëse ecim me idenë çfarëdo që themi ne nuk konsiderohet dhe nuk merret si pjesë e vendimmarrjes apo pjesë e propozimeve që faktohen në raportin final atëherë ne jemi në një rrugëtim krejtësisht hipokrit dhe jo formal. E ne nuk kemi siguri për këtë. Pasi në shumë momente pikante, ka bërë vesh të shurdhër e syrin qorr si në këshillin e mandateve.
Ne duhet të vendosim standardin parlamentar e politik të një komisioni në paritet. Duhet të kemi një produkt konsensual të dakordësuar nga të dyja palët. Nëse nuk do të ketë produkt konsensual atëherë është mungesë e gadishmërisë tuaj apo tonat për të pranuar variantet. Por variant duhet të j etë i infuzionuar, të mos jetë variant me ngjyrën e partisë tuaj apo variant me ngjyrën blu të partisë tonë. Të vendosim këtë bazë politike të rëndësishme e të vijojmë punën” tha Boçi.







