Dy grupe të rinjsh shqiptarë u përleshën dy herë në qendër të Athinës, me bilanc 26 persona të implikuar dhe të arrestuar, 3 të plagosur rëndë me thikë në pjesën e gjoksit dhe që u rrezikon jetën pasi plagët janë afër zemrës dhe me dy motive të dyshuara.
Të armatosur me thika, shkopinj dhe grushte hekuri e leva, ata u përplasën me një disiplinë të pazakontë ushtarake, gati me taktika të fituara nga stërvitje. Policia greke tha se u arrestuan nga Siguria e Athinës, Greqi.
“Një total prej 26 personash, anëtarë të dy grupeve të ndara që vepronin me disiplinë ushtarake, zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre në Kato Patisia. Tre prej tyre përfunduan të plagosur rëndë në spital, pasi u goditën me thikë në gjoks, pranë zemrës”, informon media greke.
Sherri i parë ka ndodhur më 21 dhjetor 2025. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një grup njerëzish që sulmojnë me tërbim dy burra, duke përdorur thika. Autorët duket se janë plotësisht indiferentë ndaj dhjetëra dëshmitarëve okularë që shikonin me tmerr atë që po ndodhte para syve të tyre.
Disa ditë më vonë, një përleshje e re ndodhi midis dy grupeve në rrugët e Kato Patisias. Arsyeja e sherrit fillestar, sipas asaj që i thanë të arrestuarit Policisë së Sigurisë së Athinës, ishte një vajzë.
Megjithatë, ka indikacione serioze se motivi i vërtetë pas dhunës ishte kontrolli i trafikut të drogës, për shkak të sekuestrimeve që janë kryer në banesa.
Në kontrollet e kryera në shtëpitë e të akuzuarve, u gjetën dhe u sekuestruan sa vijon:
– 97 gramë kanabis i papërpunuar
– 52 gramë kokainë
– 51 gramë metamfetaminë
– 6 thika
– Peshorja elektronike precize







