Ballina Lifestyle Rihanna ndez sërish thashethemet për martesë me A$AP Rocky pas paraqitjes me...

Rihanna ndez sërish thashethemet për martesë me A$AP Rocky pas paraqitjes me unazë në gishtin e martesës

19
0

Dalja e fundit publike e Rihanna-s bëri pak për të shuar thashethemet se ajo është martuar fshehurazi me partnerin e saj afatgjatë dhe babain e fëmijëve të saj, A$AP Rocky.

Çifti ka qenë në qendër të spekulimeve për martesë gjatë vitit të kaluar, të nxitura nga fakti që ajo i është referuar atij si “bashkëshorti im i dashur”, ndërsa ai e ka quajtur atë “gruaja ime”.

Këngëtarja 37-vjeçare u pa më herët këtë javë duke mbajtur një unazë në gishtin e martesës, teksa bënte pazar në një supermarket lokal në Los Angeles, shkruan “Daily Mail”.

Rihanna u shfaq me të njëjtën bizhuteri edhe në një dalje tjetër në qytet, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se ajo mund të jetë martuar me partnerin e saj.

Ylli, e cila ka tashmë dy djem dhe një vajzë me A$AP Rocky, ishte veshur rehat me një tuta gri të gjera dhe një bluzë të ngushtë, të kombinuar me syze dielli.