Ballina Aktualitet Skandali i mikrokredive, Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për sekuestron, hiqen bllokimet...

Skandali i mikrokredive, Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për sekuestron, hiqen bllokimet mbi llogaritë bankare të…

37
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të ndryshojë një vendim të mëparshëm të Shkallës së Parë lidhur me masën e sekuestros mbi disa llogari bankare, duke urdhëruar heqjen e saj në emër të Olsi Ibros, i vetëvrarë rreth dy vite më parë.

Olsi Ibro është bashkëshorti i pronares së Micro Credit Albania, një nga shoqëritë e mikrokrediteve të hetuara nga prokuroria e Tiranës për skemën mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve.