Ballina Kuriozitete Zbulohen molekula organike në një galaktikë

Zbulohen molekula organike në një galaktikë

21
0

Gjenden molekula organike në një galaktikë të afërt, e pozicionuar në një prej mjediseve më ekstreme të universit.

Zbulimi është publikuar në revistën Nature Astronomy dhe është realizuar falë vrojtimeve të teleskopit James Webb, që arriti të penetrojë deri në bërthamë falë instrumenteve me rreze infra të kuqe.

Molekulat organike të gjetura, pra me bazë karboni, tregojnë se ky është niveli i parë i reaksioneve kimike komplekse që më pas çojnë në formimin e përbërjeve që janë baza e jetës, asaj që ne njohim.

Sipas kërkuesve, është zbuluar një kompleksitet kimik i jashtëzakonshëm, në sasi elementësh shumë më të lartë në krahasim me modelet aktuale teorike mbi të cilat shkenca bazohet.

Sipas tyre, rrezet kozmike janë thelbi, pasi janë në gjendje të fragmentojnë grimcat e pluhurit të pasura me karbon, duke prodhuar molekula të vogla organike.