Ballina Europë Avionë suedezë do të patrullojnë në Groenlandë si pjesë e misionit të...

Avionë suedezë do të patrullojnë në Groenlandë si pjesë e misionit të NATO-s në Arktik

27
0

Avionë luftarakë Gripen të Suedisë do të patrullojë rreth Islandës dhe Groenlandës si pjesë e misionit Arctic Sentry të NATO-s.

Ndërkohë, NATO deklaroi të mërkurën se kishte nisur misionin për të forcuar praninë e saj në Arktik, pjesë e një përpjekjeje për të zbutur tensionet e ashpra brenda aleancës të nxitura nga shtytja e Presidentit të SHBA-së Donald Trump që SHBA-të të përvetësonin Groenlandën.

“Kjo forcon parandalimin, mbron interesat tona të përbashkëta dhe kontribuon në stabilitetin në një rajon që është thelbësor për Evropën dhe bashkëpunimin transatlantik”, tha kryeministri Ulf Kristersson në një deklaratë.

Siç është bërë e ditur më herët, ministrat e mbrojtjes së NATO-s po planifikojnë të rrisin praninë ushtarake të aleancës në Veriun e Largët.

Vendosja e “Arctic Sentry” konsiderohet si një përpjekje për të zbutur përçarjen e kohëve të fundit lidhur me planet e Donald Trump për të aneksuar Grenlandën.

Aleanca po rrit fokusin e saj në Arktik, ndërsa shkrirja e akullit po rrit konkurrencën gjeopolitike në rajon. Misioni i ri synon të koordinojë aktivitetet e NATO-s, të përmirësojë mbikëqyrjen dhe të mbyllë boshllëqet e aftësive, veçanërisht nën ujë.

Megjithëse nuk shihet ndonjë kërcënim i menjëhershëm nga Rusia ose Kina, ambiciet e tyre për burimet natyrore dhe interesi për rrugë të reja detare po nxisin vigjilencën e shtuar të NATO-s.