Ballina Sport Arsenali me mesazh të fortë për tranierin Arteta

Arsenali me mesazh të fortë për tranierin Arteta

27
0

Rritet presioni tek Ar senali, pas barazimit me Brentfordin.

E sipas raporteve të fundit, drejtuesit ia kanë bërë të qartë Mikel Artetës se e ardhmja e tij si trajner i skuadrës varet nga garimi për titullin e këtij sezoni në Premier Ligë.

Nëse “Topçinjtë” nuk arrijnë të fitojnë kampionatin, pritet që spanjolli të mos vazhdojë në stol sezonin e ardhshëm.

Ky është një mesazh i fortë nga hierarkia e klubit, ndërkohë që sezoni hyn në fazën më vendimtare dhe emocionuese të tij, aq më tepër kur Siti është afruar sërish në renditjen e kampionatit.

Ndërkaq, Mikel Arteta shprehu zhgënjim për mungesën e ashpërsisë së skuadrës së tij në të dyja zonat dhe paralajmëroi se lojtarët e tij duhet të “ngrisin nivelin”, për të ruajtur pretendimet për titullin e Premier Ligës.

Sa i takon paraqitjes, Arteta u shpreh se loja ishte “nën kontroll të plotë” pas golit hapës të Noni Madueke në minutën e 61-të, por u ankua për mungesën e qetësisë në fazat finale. Ai e përshkroi kërcënimin ajror të Brentford, si një “makth” dhe e krahasoi natyrën kaotike të mbrojtjes ndaj gjuajtjeve të tyre, si një “kazino” ku çdo gjë mund të ndodhë.

“Nëse dëshiron të fitosh në këto fusha, do të duhet të jesh vërtet i pamëshirshëm në të dyja zonat. Ne kjo na mungoi!”. Arteta i kërkoi ekipit të përmirësohej kolektivisht:

“Duhet të rrisim nivelin, kolektivisht dhe individualisht, për të qenë më të mirë se kundërshtarët tanë, çdo javë.

Kjo do të vazhdojë kështu deri në maj!”. Në lidhje me afrimin e Sitit në renditje, tekniku i Arsenalit tha:

“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të vazhdojmë të shqetësohemi për veten tonë… Ka ende shumë rrugë për të bërë, por jemi optimistë”.

HAVERTZ – Një lajm I keq që vjen ndërkaq për kryesuesit e Premier Ligës është se Kai Havertz është dëmtuar përsëri.

Pasi humbi një pjesë të konsiderueshme të sezonit të kaluar, sulmuesi gjerman (55 ndeshje, 20 gola) nuk ishte i disponueshëm për të gjithë gjysmën e parë të sezonit 2025- 2026. Ai më në fund u rikthye më 11 janar të këtij viti, ndonëse kthimi i tij zgjati vetëm një muaj, pasi sulmuesi i Arsenalit pritet të humbasë ndeshjet e ardhshme: ndaj Uigan për Kupë, Uolves në kampionat e me më shumë mundësi edhe derbin e Londrës Veriore kundër Totenhem, më 22 shkurt.

Kështu vjen goditja për “Topçinjtë”, të cilët tashmë kanë lojtarë kyç si Bukajo Saka, Martin Odegard dhe Mikel Merino, të cilët do të humbasin pjesën tjetër të sezonit prej dëmtimeve. Havertz ishte rikthyer fuqishëm nga mungesa e tij e gjatë, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste në gjashtë ndeshje në të gjithë kompeticionet.