Ballina Sport ​Cristiano Ronaldo pranon se e ka xhelozuar Messin

​Cristiano Ronaldo pranon se e ka xhelozuar Messin

22
0

Dokumentari i Cristiano Ronaldos pati reagime të forta pasi që ylli portugez pranoi se ndjeu “lehtësim” kur Lionel Messi humbi finalen e Kupës së Botës në vitin 2014 kundër Gjermanisë në Brazil. Ky zbulim i dha flakë debatit se cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave pas një dekade historike, ku ata ishin kundërshtar strikt dhe bënin çmos që ta kalonin njëri-tjetrin me gola, asistime, trofe individual dhe kolektiv siç ishte edhe Kupa e Botës.

Me një pjesë të ndarë nga dokumentari, Ronaldo tregoi se ai është lutur që rivali i tij të mos bëhet kurrë Kampion Botë dhe po ashtu ai pranoi se u ndjeh i lehtësuar, pasi që Gjermania mposhti Argjentinën 1-0 në finalen e botërorit 2014, pasi që super ylli nga Portugalia dëshironte që ta fitonte kupën para La Pulgas.

Megjithatë, ajo që në vitin 2014 ishte qetësi për portugezët, tetë vjet më vonë u bë makthi i tij më i keq, pasi që më 18 dhjetor 2022 ish-lojtari i Barcelonës u arriti që ta fitonte Ëorld Cup pas një finale që hyri në histori jo vetëm për super yllin e Argjentinës por edhe për francezin Kylian Mbappe që shënoj hattrick për ta quar ndeshjen në vazhdime dhe më pas në penalti por që nuk arriti ta fitonte ndeshjen për shkak të mos konkretizimit nga bashkëlojtarët e tij, El Diez shënoi nga pika e bardhë duke arritur triumf me kombëtaren e tij që për disa ishte edhe vendimtare për titullin GOAT, raporton MARCA.

Mirëpo ky debat duket se nuk do të përfundoi asnjëherë pasi rivaliteti mes Ronaldos dhe Messit tejkalon titujt.