Ballina Sport Klubi londinez gjen zgjidhjen për pankinën, firmos me ish-trajnerin e Juventusit

Klubi londinez gjen zgjidhjen për pankinën, firmos me ish-trajnerin e Juventusit

26
0

Tottenham ka zyrtarizuar pasuesin e Tomas Frank në pankinë. Klubi londinez ka firmosur me trajnerin Igor Tudor. Lajmi është bërë i ditur nga Spurs, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Tudor u shpreh i lumtur, në intervistën e dhënë për faqen zyrtare të Tottenham.

“Është nder t’i bashkohem këtij klubi në një moment të rëndësishëm. E kuptoj përgjegjësinë që e kam dhe fokusi është i qartë. Ka shumë kualitet në këtë skuadër dhe detyra ime është ta organizoj atë”, – tha ai. 47-vjeçari ka drejtuar më parë Lazion dhe Juventusin.