Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, ka ndarë një fotografi nga një moment informal në kuadër të takimeve intensive të Konferencës së Sigurisë së Mynihut (#MSC2026), ku shfaqet edhe Lulzim Basha.
Në postim, Tsahkna thekson se “Rusia duhet të paguajë për atë që ka shkatërruar” dhe se përdorimi i aseteve ruse të ngrira “mbetet në tryezë”, duke publikuar foton me disa prej figurave të pranishme në diskutim.Kujtojmë se Basha është caktuar raportues për çështjen e konfiskimit të aseteve ruse, me unanimitet, nga Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe është iniciatori i një rezolute historike të miratuar në Këshillin e Europës që lidhet me konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.
Postimi i Tsahknas në X:








