Ballina Ekonomia NATO certifikon korridorin 8 si korridori i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

NATO certifikon korridorin 8 si korridori i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

31
0

Korridori VIII është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s.

Rruga Elbasan – Qafë Thanë është një nga projektet kryesore të realizuara në kuadër të Korridorit VIII në Shqipëri duke krijuar një aks modern drejt Maqedonisë së Veriut.Po ashtu  me financim të Bashkimit Europian me rëndësi është dhe rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës -Rrogozhinë, me qëllim për ta bërë atë në përputhje me standardet evropiane dhe si një nyje kyçe të Korridorit VIII. Linja është rreth 34 km e gjate dhe është pjesë e shtyllës që do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe më tej me Bullgarinë dhe portet europiane.

Një projekt strategjik  konsiderohet edhe Porti i Ri në Porto Romano të Durrësit  që parashikohen të luajë rol të madh në kuadër të investimeve në Korridorin 8 dhe ndërlidhjes.

Në kuadër të ndërlidhjes rajonale të Korridorit te VIII  një projekt me rëndësi është edhe linja e interkonjeksionit Elbasan -Bitola.

Korridori VIII kalon nëpër 3 shtete të Ballkanit Shqipëria,Maqedonia e Veriut dhe Bullgari ndërsa shtrihet drejt Italisë dhe Rumanisë, duke forcuar lidhjen rajonale, sigurinë dhe qëndrueshmërinë lindje-perëndim të Evropës.Ai lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke krijuar një korridor lindje-perëndim.

Një moment kyç në avancimin e kësaj nisme  në Shqipëri do të mbahet edhe Forumi Ekonomik i Korridorit VIII,  që do të mbledhë së bashku autoritetet publike, institucionet evropiane, institucionet financiare ndërkombëtare dhe palët e interesuara të biznesit.

projekti i Korridorit VIII është një investim afatgjatë: disa segmente pritet të jenë funksionale  rreth 2030, sidomos lidhja hekurudhore mes vendeve.