Ballina Politika “Rama ik”/ Banorët në Durrës presin me protestë kryeministrin, policia shoqëron disa....

“Rama ik”/ Banorët në Durrës presin me protestë kryeministrin, policia shoqëron disa. Deputeti i PD Igli Cara tenton t’ua heqë nga duart

44
0

Gjatë vizitës së tij në Durrës, kryeministri Edi Rama, u prit me thirrjet “Rama ik”, nga disa qytetarë të prekur nga përmbytjet në këtë qark.

Në momentin që Rama ka dalë nga bashkia, pas takimit me banorët të cilëve u rrezikohen shtëpitë nga projekti TID, disa qytetarë e kanë pritur në sheshin para bashkisë, duke tentuar t’i afrohen automjetit të tij dhe të kërkojnë të flasin për shqetësimet e tyre.

Por janë ndaluar nga policia, ku 5 prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Bashkë me qytetarët që kanë protestuar, ishte dhe deputeti demokrat i Durrësit, Igli Cara, i cili tentoi  t’u heqë banorët nga duart efektivëve.

Banorët kërkojnë që të përshpejtohen procedurat për kompensimin e dëmeve dhe paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë nëse nuk ka veprime konkrete nga qeveria.

Pjesë nga deklarata

Në fakt u njoftuam që sot do të ishte i pranishëm zoti Rama në një takim me banorët që janë të prekur nga projekti TID. Ju siç e dini, ne e kemi ndjekur hap pas hapi këtë projekt dhe kemi denoncuar me fakte dhe prova abuzimin që po bëhet me pronat e durrsakëve, si dhe natyrën korruptive të projektit, i cili prek interesat e Shqipërisë, jo vetëm ekonomikisht, por edhe nga ana e trashëgimisë kulturore.

Pra, nëse lejohet, shkurtimisht do t’ju shpjegoj për çfarë bëhet fjalë. Projekti TID ka disa vite që tenton të zbatohet. Ka nisur si një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Durrësit dhe AADF-së, një organizatë jo fitimprurëse. Në pamje të parë duket si një projekt pozitiv për zhvillimin dhe revitalizimin e zonës, por hap pas hapi shihet se qeveria ka një histori abuzimesh në emër të zhvillimit, duke vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe duke përfituar ekonomikisht për miqtë e Ramës.

AADF-ja thotë se do të financojë një pjesë të projektit, ndërsa pjesa më e madhe e financimit vjen nga Ministria e Kulturës, e cila do të kompensojë edhe pronat e banorëve që do të preken. Bashkia e Durrësit do të bëjë investimet në infrastrukturë, energji e të tjera, por pronat e shqiptarëve mbeten me vlerë të madhe. Marrëveshja parashikon që pasi të realizohet projekti, ai do të menaxhohet nga organizata BID.

Pyetja është si mund të jepet një pasuri kombëtare, pronat e qytetarëve të Durrësit dhe trashëgimia kulturore për menaxhim nga një organizatë tjetër. Nëse është donacion, përfitimi duhet të shkojë tek qytetarët dhe të menaxhohet nga Bashkia e Durrësit, jo nga një organizatë tjetër. Bashkia dhe Ministria e Kulturës thonë se projekti do të jetë nën BID që në fillim, por kjo bie ndesh me ligjin dhe marrëveshjet e firmosura më parë, të cilat kërkojnë miratimin e pronarit për çdo ndërhyrje në pronat me trashëgimi kulturore (Ligji nr. 169/2020). Këto procedura nuk janë respektuar, prandaj i gjithë procesi është antiligjor.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për banorët, por për të gjithë Shqipërinë dhe asetet kombëtare. Qeveria ka bërë zakon të vjedhë asetet kombëtare dhe t’i japë miqve të saj. Një pronë që i jepet BID-it nuk reflekton interesin e qytetarëve, pasi përfitimet shkojnë tek organizata e huaj, jo tek banorët apo Bashkia e Durrësit, që gjithashtu kontribuon në kompensim dhe investim.

Kjo është antiligjore dhe bie ndesh me të drejtat e pronës të garantuara nga Kushtetuta. Çdo tjetërsim i pronës për interes publik duhet të bëhet sipas ligjit, por në këtë rast të gjitha etapat janë shkelur. Zoti Rama ndodhet sot këtu për shkak të insistimit të banorëve dhe mediave, që kanë bërë publike protestat dhe denoncimet. Megjithatë, qeveria tenton të joshë qytetarët me oferta të dyshimta, si apartamente sociale, duke mos respektuar pronat legjitime të banorëve. Për më tepër, vlera e kompensimit për metër katror është dukshëm më e ulët se ajo e vendosur nga qeveria, gjë që tregon natyrën abuzive të projektit.