Ballina Aktualitet Shoqëria Rajonale UKD realizon në kohë rekord riparimin e defektit që rrezikonte...

Shoqëria Rajonale UKD realizon në kohë rekord riparimin e defektit që rrezikonte furnizimin me ujë

45
0

Në orët e para të mëngjesit, punonjësit e SHRUKD përfunduan me sukses riparimin e defektit në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë DN 700 mm, që merr ujë nga stacioni i pompave në Fushë Milot.

Defekti, i ndodhur në Bizë si pasojë e lëvizjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, u trajtua me përkushtim dhe në kohë rekord nga ekipet teknike.

Aktualisht ka nisur furnizimi normal me ujë për të gjithë qytetin e Durrës.

Defekti u krye ne një terren mjaft të veshtirë dhe punonjësit e SHRUKD kanë punuar për afro 20 orë pa ndalim duke e përfunduar në një kohë mjaft të shpejtë.

SHRUKD njoftoi dje se, për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, i shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrës dhe lagjet e tij mund të kishin probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
“Do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet: 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15. Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin.”, ishte njoftimi zyrtar i Shoqëris Rajonale UKD.