Ballina Politika Tabela e nderit: kush janë deputetët që fitojnë më shumë nga puna...

Tabela e nderit: kush janë deputetët që fitojnë më shumë nga puna në komisioni, dhe 10 “kampionët e mungesave”

36
0

E enjtja nuk është dita e vetme kur deputetët punojnë. Aty ata bëjnë më shumë garë për protagonizëm, ndërsa në atë që duhet të jetë puna e vërtetë, hartimi i ligjeve, dhe që bëhet në komisionet parlamentare, panorama është krejt tjetër.

Shifrat e përpunuara nga VNA, bazuar mbi pagesat që ka bërë Kuvendi për deputetët mbi pjesëmarrjen e tyre në Komisione, tregon se në “tabelën e nderit” janë socialistët dhe deputetë që zakonisht nuk kanë zë të enjteve.

Kjo shpjegohet me faktin se PS nuk i toleron mungesat në komisione dhe miratimi i ligjeve nuk ndodh nëse ata nuk janë, ndryshe nga opozitarët që rezultojnë neglizhentë ndaj mbledhje parlamentare në komisione.

“Kampionët” e komisioneve

Në krye të listës si deputetja më aktive me pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve parlamentare rezulton Kiduina Zaka, e cila udhëheq me 18,700 lekë honorare, e ndjekur nga Ornaldo Rakipi me 15,300 lekë. Këto shifra tregojnë se këta deputetë jo vetëm janë anëtarë të disa komisioneve, por kanë pasur një pjesëmarrje konstante në mbledhjet e thirrura gjatë dhjetorit.

Në grupin e “të palodhurve” renditen edhe emra si Ulsi Manja dhe një grup i madh deputetësh që kanë arkëtuar midis 13,600 dhe 14,450 lekësh, duke dëshmuar një prezencë strikte në diskutimet për projektligjet dhe monitorimin e institucioneve.

Heshtja e “zërave të fuqishëm”

Plot 10 deputetë e kanë mbyllur muajin dhjetor me 0 lekë honorare.

Në këtë listë “neglizhente” bien në sy figura peshë të opozitës si Sali Berisha, Gazment Bardhi, dhe Agron Shehaj.

Ndonëse për Berishën situata është e kuptueshme sepse ai nuk është anëtarësuar në asnjë komision, bie në sy mungesa në mbledhje e kreut të grupit parlamentar demokrat apo edhe e kreut të partisë Mundësia.

Megjithëse axhenda e tyre politike mund të jetë e ngjeshur me aktivitete jashtëparlamentare ose bojkot, shifrat zyrtare konfirmojnë se kontributi i tyre në hartimin e ligjeve në komisione gjatë kësaj periudhe ka qenë nul.

________________________________________

TABELA E NDERIT:

Kiduina Zaka

Ornaldo Rakipi

Ulsi Manja

Aulona Bylykbashi

Aurora Mara

Bora Muzhaqi

Erion Malaj

Erjona Ismaili

Klevis Jahaj

Ramion Kurti

 

LISTA E “MUNGUESVE”

1. Gazment Bardhi

2. Agron Shehaj

3. Albana Vokshi

4. Edi Paloka

5. Elda Hoti

6. Erald Kapri

7. Fatmir Mediu